
PRISHTINË- Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Bajram Bahiri” në Prishtinë. Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri Veton Gashin, i njohur më shumë me pseudonimin "Canki". ‘Canki’ ishte bashkë me një person tjetër në afërsi të shtëpisë tij, në momentin që të dyshuarit gjuajtën me armë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
Aktualisht i riu është shtruar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi 2 plumbat i ka marrë në këmbë dhe kofshë.
"Gjendja e tij është stabile, ka plagë me armë zjarri, lëndimet janë në gjymtyrët e poshtme dhe po trajtohet,"- tha mjeku Ejup Govori për Indeks Online.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. I riu u qëllua dy herë, por deri më tani qitësat ende nuk janë identifikuar. Gashi – i njohur me nofkën “Canki” (rreth 25-vjeç) është emër i njohur për organet e rendit, si pasojë e të kaluarës së tij kriminale./ZËRI