Bota

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, një i plagosur

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e personave të përfshirë.

I.F
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, një i
Foto ilustruese

MITROVICË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mëngjes në Mitrovicë, Kosovë. Sipas policisë së Kosovës, i plagosuri është një i moshuar dhe është dërguar në spital.

Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e personave të përfshirë.

“Sot në orën 9:42 në Mitrovicë është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, njofton policia e Kosovës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB