Bota

Plani me tre faza/ Netanyahu: Drafti i Biden i paplotë, lufta do vijojë, i themi 'PO' një armëpushimi

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit theksoi se kushtet e projekt-marrëveshjes të paraqitur nga Biden "nuk ishin të sakta", duke shtuar se ka "boshllëqe" midis versionit izraelit dhe atij të presidentit amerikan.

E.K
Plani me tre faza/ Netanyahu: Drafti i Biden i paplotë, lufta do
Benjamin Netanyahu

Duke favorizuar një marrëveshje me Hamasin që nuk do t'i jepte fund luftimeve në Gaza, por do të çonte në një armëpushim të përkohshëm 42-ditor që do të lejonte kthimin e pengjeve, Benjamin Netanyahu u paraqit të hënën para Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë të Knesset. Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit theksoi se kushtet e projekt-marrëveshjes të paraqitur nga Biden "nuk ishin të sakta", duke shtuar se ka "boshllëqe" midis versionit izraelit dhe atij të presidentit amerikan.

“Propozimi i paraqitur nga Biden është i paplotë”, theksoi Netanyahu.

“Lufta do të ndalet që të kthehen pengjet dhe më pas do të kemi diskutime të reja. Ka detaje të tjera që presidenti amerikan nuk i bëri publike”, tha kryeministri izraelit.

Izraeli ka bërë "një rrugë të gjatë" në përpjekje për të rikthyer pengjet, por gjatë gjithë kohës "ne kemi mbajtur aktiv qëllimet tona të luftës, kryesisht eliminimin e Hamasit ", vazhdoi Netanyahu.

“Ne këmbëngulim që duam t'i arrijmë të dy qëllimet. Nuk është diçka që po shtoj tani, nuk është diçka që po e shtoj sepse më shtyu koalicioni. Është diçka për të cilën kemi rënë dakord unanimisht në kabinetin e luftës”.

Hamasi pozitiv ndaj planit të marrëveshjes së Bidenit

Ndërkohë, Hamasi i është përgjigjur pozitivisht planit të marrëveshjes së pengjeve të Joe Biden dhe tani është në pritje të përgjigjes së Izraelit, tha më herët ministria e jashtme e Egjiptit. Kajro gjithashtu ka bërë të ditur se kundërshton mundësinë e një pranie izraelite në vendkalimin Rafah dhe vuri në dukje se është e vështirë të shihet se si do të ishte e mundur të vazhdonte operacionin e tij pa kontrollin palestinez.

Izraeli nuk do të ndalojë së luftuari nëse nuk e eliminon Hamasin tha Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad. Ai dhe Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken diskutuan përpjekjet për të rimarrë pengjet dhe për të çmontuar Hamasin. Sipas deklaratës izraelite, Gallad informoi Blinken se forcat e sigurisë së vendit aktualisht po promovojnë lëvizje që do të krijojnë një zgjidhje alternative qeveritare për Hamasin në Rripin e Gazës.

Ai shtoi se kjo është një lëvizje e nevojshme për të minuar fuqinë e organizatës terroriste dhe për të krijuar presion për të ndihmuar në kthimin e pengjeve. Gakland i theksoi më tej Blinken se Izraeli nuk do të ndalonte së luftuari në Gaza derisa të ktheheshin të gjithë pengjet dhe sundimi i Hamasit të rrëzohej dhe ia bëri të qartë atij se në çdo rast, pas luftës, Hamasi nuk do ta kontrollonte Rripin./ZËRI

Poll

MOS HUMB