
TURQI- Pamje të rënda të një vrasje që ka ndodhur në një lokal në Turqi janë bërë virale në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një përplasje mes dy "kokave" të krimit në qytet. Husein Mete është vrarë nga armiku i tij në botën e krimit, Ramazan Uçar pasi të dy u ndeshën rastësisht në një lokal. Mete ishte në të njëjtin lokal, duke biseduar me një grua, pa e ditur që pas shpinës së tij kishte kundërshtarin e përbetuar.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Ramazan Uçar çohet në këmbë dhe qëllon 7 herë me armë zjarri Meten. Ndërsa Mete u rrëzua përtokë i mbuluar me gjak, të gjithë të tjerët që ishin në lokal u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes.
MOMENTI I VRASJES:
Ramazan Uçar, tentoi që të arratisej nga vendi i ngjarjes, por u kap dhe u ndalua nga Policia. Pasi kreu vrasjen ai postoi në rrjetet sociale: Askush nuk duhet të nënvlerësojë askënd. Plumbi është i vogël por të lë pa frymë!
Prej disa kohësh thuhet se mes Ramazan Uçarit dhe Hüseyin Metes ka pasur armiqësi për shkak të trafikut të armëve./ZËRI