Bota

'Po hyri pa leje e arrestojmë'/ Vuçiç kërcënon Sveçlën: E shohim

Kreu i shtetit serb, i cili po merr pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i pyetur nga gazetarët iu kundërpërgjigj kërcënimeve të Sveçlës se nëse shkelte në territorin e Kosovës pa leje, do të prangosej. 

k.m.
'Po hyri pa leje e arrestojmë'/ Vuçiç
Xhelal Sveçla dhe Aleksandër Vuçiç

SHBA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është kundërpërgjigjur nga Amerika ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlës. Kreu i shtetit serb, i cili po merr pjesë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i pyetur nga gazetarët iu kundërpërgjigj kërcënimeve të Sveçlës se nëse shkelte në territorin e Kosovës pa leje, do të prangosej. 

"Për mua vendet e shenjta janë Graçanica dhe Deçani, si dhe Patriarkana e Pejës dhe Virgjëresha e Ljevishkës. Por mbi të gjitha për mua populli ynë në Kosovë është i shenjtë. Më kanë keqtrajtuar djalin, tani duan të më arrestojnë mua. Ja do ta shohim kush do të arrestojë kë,"-tha Vuçiç.

Debati në distancë ka nisur që në mëngjesin e sotëm. Fillimisht presidenti serb shprehu dëshirën për të shkuar në Kosovë, ndërsa ministri i Brendshëm Sveçla nënvizoi faktin se presidenti serb mund të arrestohet nëse hyn pa leje. E njëjta gjë ka ndodhur me të birin e tij, i cili u arrestua pak muaj më parë pasi hyri pa leje në territorin e Kosovës. Por u lirua brenda pak orëve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB