Bota

Ç'po ndodh në Greqi? Molotov dhe gaz lotsjellës, studentët dhunohen brutalisht nga policia (VIDEO+FOTO)

Si pasojë e incidenteve janë lënduar 7 policë dhe 9 civilë, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 14 persona dhe 3 të arrestuar. 

a.l
Ç'po ndodh në Greqi? Molotov dhe gaz lotsjellës,
proteste

GREQI- Protesta e studentëve në Athinë ka dalë jashtë kontrollit. Forca të shumta policie në terren janë përplasur me të rinjtë të cilët kundërshtojnë projketligjin që lejon hapjen e universiteteve të huaja private në vend. Mes palëve ka patur një përplasje të fortë, ku siç raportojnë mediat greke, policia ka  ushtruar dhunë ndaj studentëve.

Situata ka dalë jashtë kontrollit kur këta të fundit kanë hedhur koktej molotov jashtë parlamentit dhe i kanë bërë rezistencë forcave policore të cilat janë përgigjur me gaz lotsjellës. Si pasojë e incidenteve janë lënduar 7 policë dhe 9 civilë, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 14 persona dhe 3 të arrestuar. 

Ç'po ndodh në Greqi? Molotov dhe gaz lotsjellës,
protesta

Reformat arsimore në Greqi shpesh janë të ngjyrosura politikisht dhe aktivizmi universitar është i lidhur historikisht me lëvizjet pro-demokracisë, por është përdorur gjithashtu si një strehë për grupet e dhunshme protestuese. Megjithëse arsimi i lartë privat është i ligjshëm në Greqi, ligji i ri do t'i bënte diploma nga institucionet private të barabarta me universitetet publike. Universitetet e huaja do të lejohen të hapen në Greqi me status jofitimprurës pavarësisht tarifave të shkollimit.  Sipas Ministrisë së Arsimit, më shumë se 650 mijë studentë ndjekin mësimet në universitetet shtetërore në Greqi dhe 40 mijë studiojnë jashtë vendit. Qeveria e Mitsotakisit ka prezantuar së fundmi një sërë reformash progresive në Greqi, si legalizimi i martesave të së njëjtës gjini dhe votimi me postë për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian në qershor./ZËRI

Poll

MOS HUMB