Bota

Politico: Kamala Harris 'e padukshme'! Përpiqet të bindë Evropën se mund ta mposht Donald Trump-in

Sipas Politico, politikanët dhe zyrtarët evropianë besojnë se e zgjedhura e Biden ende nuk ka arritur t'i bindë ata se ajo mund ta mposhtë miliarderin 78-vjeçar amerikan.

E.K
Politico: Kamala Harris 'e padukshme'! Përpiqet të
Kamala Haris

Ajo u tradhtua nga mikrofoni që kishte dhe ishte ndezur pa dijeninë e saj. Isabelle Schnabel, një ekonomiste gjermane dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, ka parashikuar se zgjedhja e Biden për nominimin presidencial demokrat, Kamala Harris, do të mposhtet në zgjedhjet e nëntorit nga rivali i saj politik, Donald Trump. Në një artikull, Politico raporton se me tërheqjen e Biden nga gara zgjedhore dhe dhënien e stafetës, ish-prokurores, politikanët evropianë ishin veçanërisht të shqetësuar për profilin e Kamala Harris.

Zëvendëspresidentja 59-vjeçare e Shteteve të Bashkuara tani është favorit për nominimin presidencial demokrat dhe pritet të përballet me Trump në zgjedhjet e nëntorit. Sipas Politico, politikanët dhe zyrtarët evropianë besojnë se e zgjedhura e Biden ende nuk ka arritur t'i bindë ata se ajo mund ta mposhtë miliarderin 78-vjeçar amerikan.

'Duhet të kishin pasur një kandidat tjetër për nominimin në radhë të parë' Isabelle Schnabel, 52 vjeçe, u kap në flagrancë duke e quajtur Kamalën "të padukshme" ndërsa parashikoi se ajo nuk do të fitonte kurrë presidencën e SHBA.

Procesi i përzgjedhjes së Partisë Demokratike "është një dështim", citohet të ketë thënë zyrtari i lartë i ECB.

"Demokratët duhet të kishin pasur një tjetër kandidaturë presidenciale në radhë të parë," argumentoi Schnabel në një bisedë private përpara një ngjarjeje shkurtin e kaluar, me sa duket duke mos e ditur se komentet e saj po dëgjoheshin në publik.

"Ajo nuk do t'i fitonte kurrë zgjedhjet," citohet të ketë thënë Schnabel, me komentin e saj të radhës:

"Unë as nuk e njoh atë sepse është kaq "e padukshme".

Dje, BQE nxitoi t'i etiketonte fjalët e saj si "mashtruese", duke thënë se Schnabel "kurrë nuk komenton publikisht ngjarjet politike".

Ata e fajësojnë atë për mungesë spontaniteti

Në bisedat e tyre private, por pa mikrofon të hapur, kishte zyrtarë të tjerë evropianë që kishin studiuar stilin diplomatik të Harris dhe kritikuan fjalimet e saj, duke kujtuar se ajo prirej të lexonte një tekst të përgatitur se sa mundësinë për ndërthurje me spontatinetin.

Duke cituar dy zyrtarë që u takuan me Harris në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në fillim të këtij viti, Politico pretendon se Kamala Harris ishte shpërqendruar gjatë leximit të tekstit.

“Nga njëra anë, ndërhyrjet e saj publike ishin të shkruara, fjalimi i saj në 2023 në të njëjtën konferencë nuk kishte asnjë spontanitet dhe nuk arriti të lidhej me audiencën”.

Një shembull tjetër është paraqitja e saj në një konferencë të inteligjencës artificiale në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2023. Harris doli në skenë ngadalë, duke mbajtur një fjalim "banal", tha për Politico një zyrtar evropian që mori pjesë në konferencë./ZËRI

Poll

MOS HUMB