
ZVICËR- Një këshilltare bashkiake në qytetin e Zyrihut ka shkaktuar bujë në Zvicër pas vendimit të saj për të publikuar foto të momentit kur ajo shkrep armwn ndaj njw imazhi të Virgjëreshës Mari. 32-vjeçarja Sanija Ameti, e lindur në një familje myslimane dhe anëtare e Partisë Gjelbër-Liberale, qëlloi ikonën me një pistoletë, duke shkaktuar reagime.
Pavarësisht përpjekjeve të saj të shpejta për të tërhequr postin dhe për të kërkuar falje, reagimi vazhdoi, me partinë e saj që nisi procedurat e shkarkimit dhe heqjes nga puna nga "Farner Group", kompania për të cilën ajo punonte.
Amethi kërkoi falje në rrjetet sociale, duke thënë se nuk e kishte kuptuar domethënien fetare të imazhit dhe se kishte qëlluar pasi objekti kishte një madhësi e përshtatshme me objektivit që ajo stërvitej me pistoletë.
“U kërkoj falje njerëzve që u lënduan nga postimi im. E fshiva sapo kuptova përmbajtjen fetare. Nuk e mendoja fare. Më vjen shumë keq,”- ka shkruar ajo në postimin e saj.
Imazhi i qëlluar ishte një poster për një ankand të pikturës së Virgjëreshës që daton nga shekulli i 14-të. Po ashtu, Kisha Katolike e Zvicrës e dënoi sjelljen e saj, duke e përshkruar fyerjen fetare si "të rëndë", ndërsa Amethi zbuloi se ajo dhe familja e saj ishin vënë nën mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve që kishin marrë.
Sanija Ameti ka lindur në vitin 1992 në Bosnje në një familje myslimane – ajo tani e përshkruan veten si agnostike (parimi i agnostikëve në lidhje me ekzistencën çdo gjëje përtej fenomeneve materiale). Babai i saj ishte profesor i biologjisë dhe politikan në ish-Jugosllavi. Ajo shkoi në Zvicër me prindërit e saj si refugjate në vitin 1995. Pas diplomimit në Shkollën Kantonale të Cyrihut Oerlikon në vitin 2011, Ameti studioi drejtësi në Universitetin e Cyrihut deri në vitin 2018 dhe që atëherë ka shkruar disertacionin e saj mbi sigurinë kibernetike në Universitetin e Bernës./ZËRI