
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, i propozoi Kuvendit të këtij vendi një përbërje të rikonstruktuar të Qeverisë, e cila nëse votohet, do të përfshijë partitë e Frontit Demokratik prorus (DF) dhe Partinë Boshnjake (BS). Duke iu adresuar deputetëve, Spajiç tha se Mal i Zi sot është më i bashkuar se kurrë, raporton vijeti.
Me propozim të tij, DF-ja do t’i merrte dy poste zëvendëskryeministrash dhe tre ministra. Ky është riformatizimi i parë i Qeverisë së Spajiçit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit të kaluar me votat e 46 deputetëve nga 81 sa janë gjithsej. Qeveria do të ketë një kryeministër dhe 31 anëtarë, 26 ministri dhe shtatë nënkryetarë, dy prej të cilëve ministra në të njëjtën kohë.
Por propozimi i qeverisë së re ka hapur diskutime në Kuvend. Kryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviç deklaroi se hyrja e Partisë Boshnjake në qeveri është problematike. Ai tha se 'BS' hyn në një koalicion me njerëz që i konsiderojnë kriminelët e luftës heronj dhe mohojnë gjenocidin në Srebrenicë. Depueteti e quajti propozimin 'antimalazeze', ku sipas tij është qeveria e serbëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.
Nga ana tjetër Bogdan Bozoviç nga Partia Popullore Socialiste (SNP) tha se qeveria e 44-të e rindërtuar është historike, sepse dëshmon se pajtimi mund të ndodhë./ZËRI