
AUSTRALI- Protestuesit kanë mësyrë në një dyqan të firmës Zara në Melbuourne, Australi, pas fushatës së marketingut ku shfaqej një modele që mbante një figurë njerëzore të mbështjellë me të bardhë.
Modelja kishte ngjashmëri të madhe me imazhet e trishta nga Gaza ku nënat mbanin në duar foshnjat e tyre të pajeta të mbuluara me çarçafë të bardhë.
Zara e fshiu reklamën më 12 dhjetor, duke deklaruar se “disa klientë ndiheshin të ofenduar nga këto imazhe” dhe duke pretenduar se njerëzit e kishin keqkuptuar fushatën.
Në reagimin e kompanisë madje thuhej se fushata ishte konceptuar që në verë, dhe nuk kishte asnjë lidhje me aktualitetin e situatës në Gaza.
"Fushata, e cila u konceptua në korrik dhe u fotografua në shtator, paraqet një seri imazhesh të skulpturave të papërfunduara në studion e një skulptori dhe u krijua me qëllimin e vetëm për të shfaqur veshjet e bëra artizanale në një kontekst artistik," tha kompania.
Protesta të ngjashme me Australinë janë mbajtur dhe në Gjermani.