IZRAEL- “Çfarë tjetër”, kjo ka qenë një nga pyetjet më të shpeshta të bëra në muajt e fundit në skenën politike ndërkombëtare. Dhe përgjigja është marrë mbrëmjen e djeshme, pas një sulmi që Irani kreu në mënyrë të paprecedentë ndaj izraelit. Sulmi që ndodhi mbrëmjen e djeshme, shkakton edhe më shumë tronditje në rajonin e brishtë të Lindjes së Mesme.
Udhëheqja amerikane është përballë një testi të përsëritur, që në rast reagimi të ndërsjelltë mund të sillte një luftë në të gjithë rajonin. Ky është dhe skenari më i frikshëm në tavolinë që nga 7 Tetori, ku Hamasi kreu sulmin e parë në Izrael, që pasoi me mijëra të vdekur në rripin e Gazxës.
Një sulm i drejtpërdrejtë nga Irani, nga toka iraniane, kundër Izraelit është një vijë e kuqe e kaluar në Tel Aviv.
Shkaku i Iranit ishte një moment tjetër i paprecedentë dhe një tjetër vijë e kuqe kaloi, më 1 prill, kur një raketë ra në konsullatën iraniane në Damask, Siri, duke vrarë 16 persona. Shkak për këtë ishte Izraeli? Apo sjellja malinje rajonale e Iranit, siç edhe po shihet. Ju mund të shihni se si kjo spirale po shfaqet dhe shpjegon fytyrat e zymta të presidentit amerikan dhe zyrtarëve të tij në dhomën ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Edhe pse si pasojë e sulmit nuk pati viktima, dhe u shmang çdo skenar tragjik, qeveria izraelite mund të jetë përballë një detyrimi për t’u hakmarrë, edhe pse një gjë e tillë sipas Iranit, mund të nxirrte në pah anën më të keqe të tyre. Asnjëherë në historinë e tij Izraeli nuk është përballur me një sulm ajror si ky.
Dhe sigurisht, në Shtëpinë e Bardhë ata i dinë të gjitha këto shumë mirë. Por ne të gjithë e dimë gjithashtu se marrëdhëniet SHBA-Izrael janë tensionuar rëndë nga Gaza. Testi i Presidentit Biden tani është të balancojë veprimin dhe reagimin e një kombi që po përballet me një moment që do të ndihet, nga brenda, dhe do të jetë ekzistencial me pasojat e një lufte gjithëpërfshirëse rajonale. Dhuna e konsiderueshme e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor, sulmet e Hezbollahut nga Libani jugor dhe fatkeqësia e vazhdueshme në Gaza rrezikojnë të komplikojnë kaosin.
Veprimet e Iranit ishin më shumë nga sa pritej nga kushdo. Një sulm i paprecedentë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm ndaj Izraelit. Ishte një përpjekje ekstreme për të rivendosur parandalimin. Kjo funksionon në të dyja mënyrat.
Vetëm gjashtë muaj më parë, ditë para 7 tetorit, këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Biden, Jake Sullivan shkroi “rajoni është më i qetë se sa ka qenë për dekada… Kemi de-përshkallëzuar krizat në Gaza dhe kemi rivendosur diplomacinë e drejtpërdrejtë…”