Bota

Pse Katari është vendi më i mirë për ndërmjetësim mes Izraelit dhe Hamasit?

Shumica e liderëve të Hamasit qëndrojnë në Doha. Përveç kësaj, Katari mban raporte edhe me Izraelin, pavarësisht se nuk e njeh si shtet të pavarur.

D.XH
Pse Katari është vendi më i mirë për
Blinken dhe lideret e Katarit

DOHA - Katari ka luajtur një rol udhëheqës në përpjekjet ndërmjetësuese mes Izraelit dhe Hamasit, por edhe për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen nga organizzata palestineze në Gaza.

Ky shtet ishte përfshirë në negociatat, që kanë parë katër persona të liruar deri më tani - një nënë dhe vajzë, të cilat janë shtetas amerikane, dhe dy gra të moshuara izraelite.

Shteti i vogël i Gjirit Arab, i pasur me gaz, është vendbanimi i udhëheqjes politike të Hamasit, e cila ka një zyrë në kryeqytet, Doha, që nga viti 2012, kryesuar nga lideri i saj Ismail Haniyeh.

Atje, zyrtarët e Hamasit janë ulur me diplomatë të Katarit nga Ministria e Punëve të Jashtme, për të diskutuar lirimin e pengjeve.

Kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman al-Thani tha në një konferencë për shtyp më herët: "Sfidat që mbeten në negociata janë shumë të vogla në krahasim me sfidat më të mëdha - ato janë më logjistike, ato janë më praktike". Akoma nuk janë parë rezultatet e asaj që thuhet se do jetë më praktike.

Katari, megjithëse nuk e njeh zyrtarisht Izraelin, të dy vendet mbajnë lidhje në disa fusha dhe bisedojnë me njëri-tjetrin.

Kjo e vendos Katarin në një pozicion të fortë për të ndërmjetësuar mes izraelitëve dhe palestinezëve, së bashku me Egjiptin, një tjetër ndërmjetësues i fuqisë rajonale. Në fillim të këtij muaji, drejtori i CIA-s dhe shefi i agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad ishin në Doha për të nxitur përparimin në marrëveshjen e pengjeve.

Dhe ndërsa SHBA dhe Izraeli janë përpjekur të zbehin pritshmëritë për një marrëveshje të afërt, e cila është prishur më shumë se një herë në ditët e fundit, ministri i Jashtëm i Katarit është shprehur optimist. Mirëpo, ende nuk kemi produkt final, atë të paqes dhe për këtë, duhet të mbajmë frymën.

Hamasi sulmoi papritur Izraelin më 7 tetor, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 13500 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB