Bota

“Puthja e çuditshme” e Macron dhe ministres së tij

Për më tepër që ish-tenistja nga ana e tij shtrëngon bicepin e liderit francez me njërën dorë, ndërsa tjetrën e mbështjell me butësi rreth qafës së tij.

k.m.
“Puthja e çuditshme” e Macron dhe ministres së tij
Emmanuel Macron dhe Amelie Udea Castera

FRANCË- Përqafimi dhe puthja që presidenti francez Emmanuel Macron shkëmbeu me ministren e Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris, ka shkaktuar komente intensive në rrjetet sociale. Fotot që qarkullojnë në internet tregojnë Macron, 46 vjeç, duke mbajtur krahun e Amelie Udea Castera-s ndërsa ajo e puth atë në qafë nuk janë pritur mirë. Për më tepër që ish-tenistja nga ana e tij shtrëngon bicepin e liderit francez me njërën dorë, ndërsa tjetrën e mbështjell me butësi rreth qafës së tij.

“Puthja e çuditshme” e Macron dhe ministres së tij
Emmanuel Macron dhe Amelie Udea Castera

Siç thekson Neë York Post , një element që e bëri skenën edhe më të sikletshme ishte prania e kryeministrit Gabriel Attal, i cili mund të shihet në disa foto duke shmangur në mënyrë të dukshme shikimin nga skena që po i ndodhte para syve.

Atal po shtiret sikur shikon larg! Ai nuk di çfarë të bëjë!,”-shkruan një komentues, ndërsa të tjerë flasin për një intimitet të papërshtatshëm mes presidentit dhe vartëses se tij: Kështu puth të dashurin tim, e turpshme! Më duket e papërshtatshme kjo foto, nuk është e denjë për president dhe ministër.

Revista franceze Madame Figaro e quajti puthjen "të çuditshme" dhe komentoi se Udea-Castera ka një tendencë për të tërhequr vëmendjen ndaj vetes.

Macron emëroi Oudet-Castera si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji kur u zbulua se ajo i dërgoi fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat ​​publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB