
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar Alexei Dyumin sekretar të Këshillit të Shtetit, një organ këshillues i kreut të shtetit rus. Lajmin e ka njoftuar Kremlini zyrtar.
Pasi u rizgjodh për një mandat tjetër gjashtëvjeçar në fillim të vitit, Putin emëroi Dyumin edhe si këshilltarin e tij për industrinë e mbrojtjes, edhe pse më parë ka qenë truproja e presidentit rus.
Dyumin iu bashkua Shërbimit Federal të Gardës së Rusisë (FSO) në 1995 dhe ishte në krye të grupit të truprojave të presidentit Putin gjtë mandatit të tij të parë dhe të dytë në pushtet. Ai gjithashtu ka punuar si nënkryetar i GRU (Inteligjencës ushtarake ruse)./ZËRI