Bota

Putin i quan liderët europianë “derrkucë": Donin të përfitonin...

Sipas Putin Uashingtoni besonte se Rusia mund të dobësohej ose edhe të shkatërrohej brenda një periudhe të shkurtër kohore.

F.I
Putin i quan liderët europianë “derrkucë": Donin
Vladimir Putin

RUSI-Duke folur në një takim vjetor me ministrinë e mbrojtjes, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të mërkurën, se objektivat e asaj që Moska e quan "operacioni special ushtarak" do të përmbushen "pa kushte".

"Nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor, atëherë Rusia do të çlirojë tokat e saj historike në fushën e betejës',-deklaroi ai.

Putini pretendoi se administrata e mëparshme amerikane e kishte “drejtuar qëllimisht situatën drejt një konflikti të armatosur”, duke shtuar se Uashingtoni besonte se Rusia mund të dobësohej ose edhe të shkatërrohej brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Ai më pas sulmoi udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar se iu bashkuan administratës së Joe Biden. “Derrkucët e Evropës menjëherë iu bashkuan punës së administratës së mëparshme amerikane, duke shpresuar të përfitonin nga kolapsi i vendit tonë”, tha Putini.

Komentet e ashpra të Putinit erdhën ndërsa zyrtarët amerikanë pretendonin se bisedimet e mëparshme me Ukrainën në Berlin kishin zgjidhur rreth 90% të çështjeve më të vështira. Putini ka këmbëngulur vazhdimisht që Kievi t’i dorëzojë pjesët e mbetura të rajonit lindor të Donbasit që janë ende nën kontrollin ukrainas — një kërkesë që Shtëpia e Bardhë herë pas here duket se e mbështet, por që Ukraina e ka refuzuar kategorikisht. Moska ka kërkuar gjithashtu kufizime të rrepta për ushtrinë ukrainase, një ndalim për trupat perëndimore në territorin ukrainas dhe një fund të mbështetjes ushtarake perëndimore.

Poll

MOS HUMB