Bota

Qeshi me të gjatë seksit, adoleshenti filmon teksa mbyt 28-vjeçaren: E vrava!

Tragjedia ndodhi më 3 tetor 2023 kur 28-vjeçarja Blanca C., takoi në një lokal 17-vjeçarin Muhammad Ali pa e ditur që ky takim të ishte fatal për jetën e saj.

k.m.
Qeshi me të gjatë seksit, adoleshenti filmon teksa mbyt
Blanca C.

GJERMANI- Një 28-vjeçarje nga Frankfurti pësoi një vdekje të tmerrshme në duart e një adoleshenti tunizian, i cili e rrahu dhe më pas e mbyti pasi ajo nisi të qeshte teksa kryenin marrëdhënie seksuale. Tragjedia ndodhi më 3 tetor 2023 kur 28-vjeçarja Blanca C., takoi në një lokal 17-vjeçarin Muhammad Ali pa e ditur që ky takim të ishte fatal për jetën e saj.

Pasi konsumuan drogë të dy, shkuan në banesën e vajzës, që ndodhet në “zemrën” e Frankfurtit. Teksa po nisnin që të kryenin marrëdhënie, 28-vjeçarja filloi të qeshte duke bërë që adoleshenti të dhunonte dhe më pas ta mbyste me duar. Madje, 17-vjeçari ka zbuluar në Gjykatë sot se ka filmuar me telefonin e tij momente të ndryshme teksa dhunonte të renë.

Qeshi me të gjatë seksit, adoleshenti filmon teksa mbyt
Muhammad Ali

Në një moment, duke kthyer kamerën nga trupi i pajetë i Blankës, ai filloi të mburrej për “arritjen” e tij, duke thënë: E vrava!

Por e gjithë ajo që ndodhi u dëgjua nga një fqinj i të resë, i cili njoftoi Policinë. Oficerët e policisë thyen derën e banesës dhe gjetën Blancën të vdekur, ndërsa Muhamed Ali u arrestua disa orë më vonë në shtëpinë e prindërve të tij në zonën e Frankfurtit.

“Ajo ishte një grua kaq e lumtur, kaq e re. Ajo e shijonte jetën dhe i pëlqente të argëtohej”,-tha fqinja për viktimën. 

Sipas ligjit gjerman penal për të miturit, 17-vjeçari tunizian mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB