Bota

Quajti bashkëshorten e Macron “një burrë trans”, gazetarja kërkon azil në Rusi

Rey pretendoi në vitin 2021 se Brigitte Macron është në të vërtetë vëllai i saj transgjinor, Jean-Michel Tronier.

I.F
Quajti bashkëshorten e Macron “një burrë trans”,
Emmanuel dhe Brigitte Macron

PARIS- Gazetarja që pretendoi se gruaja e presidentit francez Emmanuel Macron kishte lindur në të vërtetë burrë, thuhet se po kërkon azil politik në Rusi. Në një intervistë me Izvestia, Natasha Rey dhe avokati i saj, Francois Danglehan, përmendën "persekutimin" në Francë si arsyen e vendimit të saj.

Rey pretendoi në vitin 2021 se Brigitte Macron është në të vërtetë vëllai i saj transgjinor, Jean-Michel Tronier. Avokati i saj ka thënë se Rey kaloi tre vjet duke hetuar sekretin e Macron dhe më vonë postoi një video të gjetjeve të saj në mediat sociale. Që atëherë, ajo ka qenë objekt i mosmarrëveshjeve ligjore në Francë. Duke shpjeguar vendimin e saj për të kërkuar azil në Rusi, Rey e përshkroi vendin si një demokraci të madhe në krahasim me Francën, e cila, sipas saj, persekuton opozitën politike dhe kufizon lirinë e fjalës.

“Pse zgjodha Rusinë? Sepse është një komb i madh, një kulturë e madhe që unë e admiroj, që mbron vlerat tradicionale dhe të krishtera që janë të rëndësishmë për mua”, tha ajo për Izvestia. Sipas Rey, Rusia ka qenë "viktimë e një fushate dezinformimi dhe sulmesh të pajustifikuara nga media evropiane dhe amerikane për dekada".

Avokati i saj këmbëngul se akuzat ndaj klientit të tij janë të sajuara. Sipas tij, dëshmi të rreme ka dhënë ish-familja e Brigitte Macron, përfshirë edhe ish-bashkëshortin e saj, Jean-Louis Ozier. Brigitte Macron paditi Rey në vitin 2022 për shpifje dhe pushtim të privatësisë së saj. Vitin e kaluar, një gjykatë e Parisit e gjobiti Rey dhe e urdhëroi atë t’i paguante 8 mijë euro dëmshpërblim gruas së Presidentit francez.

Avokati i Rey tha se gazetarja beson se ajo do të respektohet në Rusi dhe nuk do të përballet me ndjekjen penale. Ai pretendoi se klienti i tij i kishte paraqitur më parë një kërkesë për azil nënkryetarit të Dumës ruse, Pyotr Tolsti, por ligjvënësi e mohoi këtë për RT të hënën, duke thënë se "çështjet e shtetësisë vendosen ekskluzivisht nga kreu i shtetit".

Danglehan i tha Izvestia të hënën se klienti i tij “nuk e ka dorëzuar ende aplikacionin zyrtar, por së shpejti do ta dërgojë në ambasadën ruse në Paris, ajo beson se në Rusi ajo mund të konsiderohet një person normal, dikush me të paktën një vlerë, dikush si ish-punonjësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Edëard Snoëden. Emmanuel Macron ishte 17 vjeç kur deklaroi synimin e tij për t'u martuar me Brigitte Marie-Claude Tronier, e cila është 24 vjet më e madhe se ai dhe ishte mësuesja e tij e letërsisë.

Që nga zgjedhja e Macron në presidencë në 2017, mediat sociale filluan të përhapin zëra se gruaja e tij, Brigitte, ishte në të vërtetë një burrë, i quajtur Jean-Michel.

"Gjëja më e keqe janë informacione të tilla të rreme dhe skenarë të fabrikuar. Dhe njerëzit përfundojnë duke i besuar", tha Presidenti Emmanuel Macron vitin e kaluar. Presidenti francez u përball me akuza për homoseksualizëm gjatë fushatës në vitin 2017, duke i quajtur ato "të pakëndshme për Brigitte". /ZËRI

Poll

MOS HUMB