Bota

Raketa goditi aeroportin, Netanyahu zotohet të hakmerret: Do sulmojmë!

Raketa, e lëshuar nga Jemeni nga grupi i mbështetur nga Irani, ra pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të dielën në mëngjes, thanë autoritetet izraelite.

F.m
Raketa goditi aeroportin, Netanyahu zotohet të hakmerret: Do sulmojmë!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të hakmerret kundër rebelëve Huthi pasi një raketë e lëshuar nga grupi goditi aeroportin kryesor të Izraelit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Netanyahu kërcënoi me sulme kundër grupit, duke thënë: “Ne sulmuam në të kaluarën, do të sulmojmë edhe në të ardhmen”.

Raketa, e lëshuar nga Jemeni nga grupi i mbështetur nga Irani, ra pranë terminalit kryesor të aeroportit Ben Gurion të dielën në mëngjes, thanë autoritetet izraelite.

Katër persona u plagosën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë rrugës për në një strehë, raportuan mediat izraelite, duke cituar shërbimet e emergjencës.

Zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se aeroporti izraelit "nuk ishte më i sigurt për udhëtime ajrore".

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një deklaratë: “Kushdo që na godet, ne do ta godasim shtatë herë më fort”.

Në një deklaratë të mëvonshme, Netanyahu tha se “sulmet e Houthi-ve vijnë nga Irani”, duke shtuar se Izraeli do t’i përgjigjej sulmit të Houthi-ve dhe “në një kohë dhe vend që ne zgjedhim” ndaj Iranit.

Poll

MOS HUMB