
FRANCË- Një shi i dendur ka mbuluar zonat e veriut të Francës, duke detyruar autoritetet që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Zyrtarët thanë se shkollat dhe çerdhet në 279 vendbanimet e zonës do të mbyllen deri të martën, teksa 388 institucione nuk e kanë të mundur të funksionojnë normalisht. Intensiteti i reshjeve pritet të rritet të martën, paralajmëroi prefektura.
Katër lumenj në rajonet Pas-de-Calais dhe Nord, përfshirë Aa, Canche dhe Hem, ishin në alarm për përmbytje të hënën, sipas Vigicrues, mbikëqyrësi zyrtar i përmbytjeve të lumenjve.
Në fshatin Neuville-sous-Montreuil, pronari i restorantit Cyril Theriez ishte ende duke pompuar ujin nga shtëpia e tij të hënën në mëngjes.
Ai tha se uji i përmbytjes u rrit në 1.6 metra në bodrumin e tij dy ditë më parë. "Tani është deri në 20 centimetra", shtoi ai. Fshati është ende kryesisht nën ujë, me reshje të dobëta shiu që në mëngjes herët.
“Ne jemi në gjendje alarmi, po presim që uji të ngrihet sërish dhe kur të ngrihet, nuk do të mund të flemë mirë”, tha pronari.
Pas-de-Calais u godit nga stuhia Ciaran në fillim të nëntorit dhe përjetoi përmbytje rekord javën e kaluar. Meteo-Francë parashikon reshje shiu të mërkurën, ndjekur nga rifillimi i motit të keq deri të hënën. Autoritetet franceze i frikësohen përmbytjeve./Zëri.ai/