
Bore ne Kosove
PRISHTINË – Dita e sotme ka bërë që territori i Kosovës të përfshihet nga reshjet e shumta të dëborës. Automjetet kanë hasur në vështirësi për të lëvizur në rrugë.

Bore ne Kosove
Në disa qytete të Kosovës ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të motit të keq. Kështu, reshjet e dëborës kanë lënë pa energji elektrike Prishtinën, Prizrenin, Mitrovicën dhe Ferizajn. Autoritetet e Kosovës lajmëruan se po punojnë që të kthejnë energjinë.

Bore ne Prishtine
Disa rrugë në Prishtinë mësohet se janë bllokuar nga reshjet e borës. Autoritetet komunale kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve, që të kenë kujdes gjatë udhëtimeve./Zëri.ai/
Poll