
SHBA- Hakerët kinezë shënjestruan 10 llogari të Departamentit të Shtetit dhe përgjuan mbi 60,000 emaile. Një zyrtar i Senatit, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Reuters se hakerët u futën në platformën e emailit të Microsoft (MSFT.O).
Zyrtari, i cili mori pjesë në një konferencë nga zyrtarë të IT të Departamentit të Shtetit, tha se 9 nga llogaritë që u hakuan përdoreshin nga punonjës të Departamentit të Shtetit të SHBA në Azinë Lindore dhe një punonjës në Evropë.
Mësohet se personi që ka bërë zbulimin punon për senatorin Eric Schmidt.
"Ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë kundër këtyre llojeve të sulmeve kibernetike dhe ndërhyrjeve,"-tha Schmidt në një deklaratë të ndarë nga zyrtari përmes emailit.
Zyrtarët amerikanë dhe Microsoft zbuluan në korrik se hakerat e lidhur me shtetin kinez që nga maji kishin fituar akses në llogaritë e emailit në rreth 25 organizata, duke përfshirë Departamentin e Tregtisë dhe Shtetit të SHBA.
Rasti i ri ka ripërqendruar vëmendjen në rolin masiv të Microsoft në ofrimin e shërbimeve të IT-së për qeverinë amerikane. Pretendimet e SHBA-së se Kina qëndron pas sulmit kibernetik janë një goditje për marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis vendeve, pavarësisht se Pekini i mohon akuzat./Zëri.ai