Bota

Rikthim surprizë! Kandidate për presidente, reagon Osmani: Përkrahja e qytetarëve më riktheu...

Përmes një videoje në "Facebook", teksa paraqiten takimet e saj me qytetarët e Kosovës, Osmani thotë se vendimi i saj është nxitur nga përkrahja dhe inkurajimi i tyre.

zh.ll
Rikthim surprizë! Kandidate për presidente, reagon Osmani:
vjosa osmani

KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se ka vendosur të rikthehet në garën për presidente në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përmes një videoje në "Facebook", teksa paraqiten takimet e saj me qytetarët e Kosovës, Osmani thotë se vendimi i saj është nxitur nga përkrahja dhe inkurajimi i tyre.

“Për muaj të tërë kam ecur nëpër në çdo cep të Kosovës. Jam mirëpritur në shtëpitë tuaja, kam dëgjuar hallet tuaja. Kam parë zhgënjimin në sytë e njerëzve të ndershëm por mbi të gjitha kam parë një gjë që ende nuk është shuar, shpresën dhe kudo në çdo fshat e qytet, në çdo tavolinë e shesh, ju me folët me një zë. Ju dëgjova prandaj po bashkohemi për të nisur këtë rrugëtim të ri të bashkimit. Le ti bashkojmë zemrat dhe ëndërrat. Le të bashkohemi të gjithë”, thotë Osmani.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Këshilli të Përgjithshëm i LDK-së vendosi që Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës dhe kandidate për Presidente, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të jetë kandidat për Kryeministër.

Para largimit, Osmani ishte një nga figurat më të votuara të LDK-së dhe, në karrierën e saj politike, ka ushtruar funksione të rëndësishme institucionale, përfshirë atë të presidentes dhe deputetes.

Raportet e saj me strukturat e atëhershme të LDK-së u përkeqësuan pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti I. Në zgjedhjet e vitit 2021, Osmani garoi në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa më pas formoi subjektin e saj politik, Lista Guxo.

Pas fitores së zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosovës dhe e ushtroi mandatin deri në përfundim, por mos mbështetja për një mandat të dytë nga Vetëvendosja prishi raportet mes tyre.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB