Bota

Robert De Niro sërish kundër Trump: Një klloun që mund të bëhet tiran

De Niro mbështet fuqishëm Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen në Nëntor.

E.K
Robert De Niro sërish kundër Trump: Një klloun që mund
Robert De Niro

SHBA- Robert De Niro bëri një dalje befasuese para kamerave jashtë një gjykate në Nju Jork, ku ai kritikoi Donald Trump, duke e quajtur atë një "klloun" që mund të bëhej një "tiran". De Niro mbështet fuqishëm Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen në Nëntor.

“Është lagjja ime”, deklaroi legjenda e Hollivudit teksa qëndronte në trotuar.

“Unë e dua këtë qytet, nuk dua që të shkatërrohet. Donald Trump nuk dëshiron vetëm të shkatërrojë këtë qytet, si dhe vendin dhe në fund, ai mund të shkatërrojë botën”, tha aktori i famshëm, një kritik i vjetër i ish-presidentit republikan.

Deklarata e De Niro-s u organizua nga ekipi i fushatës së presidentit demokrat Joe Biden, ndërsa në të njëjtën kohë, dy hapa më tutje, Donald Trump po përballej me drejtësinë për akuzat që janë ngritur kundër tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB