Bota

Rrëfimet e grave nga Srebrenica, tri dekada në kërkim të drejtësisë

Shuhra, e cila është kryetare e Shoqatës së “Grave Podrinja” thotë se edhe pas kaq shumë vjetësh nuk është vendosur drejtësia.

F.m
Rrëfimet e grave nga Srebrenica, tri dekada në kërkim të
Srebrenicë

KOSOVË- Prej tri dekada po jetojnë për të vërtetën dhe drejtësinë. Ato janë zëri i Srebrenicës dhe simbol i tragjedisë që tronditi botën. 23 anëtarë të familjes së Shuhra Sinanoviq, janë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Ajo tregon për dhimbjen që po e përcjell tërë këto vite dhe pritjen e gjatë për drejtësi.

Shuhra, e cila është kryetare e Shoqatës së “Grave Podrinja” thotë se edhe pas kaq shumë vjetësh nuk është vendosur drejtësia.

Anëtarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Zijada Efendiq ishte 15-vjeçare në periudhën kur humbi vëllain në masakrën e Srebrenicës.

Në Bosnje e Hercegovinë, më 11 korrik shënohet përvjetori i kësaj masakre ku më 1995 forcat serbe masakruan mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë. Kjo masakër u cilësua si më e ënda në Evropë qe nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë medalje presidenciale për “Nënat e Srebrenicës”, në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që u mbajt kohë më parë në Prishtinë.

Marrë nga KosovaPress

Poll

MOS HUMB