
SHBA- Lisa Marie Presley ishte aq e shkatërruar nga vetëvrasja e djalit të saj 27-vjeçar Benjamin Keough, saqë e mbajti trupin e tij në shtëpinë e saj për dy muaj pas vdekjes së tij. Kjo është vetëm një nga zbulimet tronditëse nga kujtimet e reja të Presley-t, "From Here to the Great Unknown", të cilat u përfunduan nga vajza e saj Riley Keough pas vdekjes së 54-vjeçares në janar 2023.
Në libër, Presley përshkroi se duhej të detyronte veten të luftonte për të qëndruar gjallë për fëmijët e tjerë që kishte sjellë në jetë, Riley dhe binjakët Harper dhe Finley Lockwood, tani 16 vjeç. Por, po ashtu nuk i tha dot lamtumirë menjëherë të birit, pjesërisht sepse nuk mund të vendoste nëse do ta varroste në Hawaii apo në Graceland.
"Shtëpia ime ka një dhomë gjumi në një shtëpi të vogël, të ndarë nga ajo kryesore dhe unë e mbajta Ben-Ben atje për dy muaj. Nuk ka asnjë ligj në shtetin e Kalifornisë që thotë se duhet të varrosësh dikë menjëherë,”- shkruan Lisa Marie në libër.
Dhoma ishte vendosur në 12 gradë për të mos e dekompozuar trupin e tij. Riley dhe Lisa Marie vendosën të nderojnë Benjaminin duke bërë tatuazhe të ngjashme. Ai kishte emrin e motrës në klavikulën e tij dhe emrin e nënës në krahun e tij. Kështu që ato vendosën të bënin të njëjtën gjë.
Riley bëri tatuazh emrin e vëllait të saj në klavikulën e saj dhe një artist tatuazhesh u thirr në shtëpi që Lisa Marie të vinte emrin e tij në krahun e saj. Kur artistja e pyeti nëse kishin foto të tatuazheve të Benjaminit në mënyrë që të përputhej me fontin dhe vendosjen e tatuazhit të ri, Lisa Marie u përgjigj: Jo, por mund të ta tregoj!
Riley shkruan në libër: Lisa Marie Presley sapo i kishte kërkuar këtij burri që të shikonte trupin e djalit të saj të vdekur, i cili ndodhi që ndodhej aty pranë nesh në shtëpinë tjetër. Unë kam pasur një jetë jashtëzakonisht absurde, por ky moment është në top pesëshen time.
Nga ana e saj, Lisa Marie gjithashtu e dinte se ishte e çuditshme.
"Unë mendoj se do të ishte shumë e frikshme për këdo tjetër. Por jo për mua,"-shkruante ajo.
Menjëherë pas kryerjes së tatuazheve, kujton Riley, të gjithë patën ndjesinë se Benjamin donte të pushonte në paqqe.
"Edhe mamaja ime tha se mund ta ndjente atë duke i folur dhe duke i thënë: "Kjo është çmenduri, mami, çfarë po bën? Çfarë dreqin po bën!"
Familja krreu funeralin e Benjaminit në Graceland, së bashku me Elvisin Presley-n, aty ku tani është varrosur edhe Lisa Marie.
Riley shkruan gjerësisht për luftën e vëllait të saj me shëndetin mendor dhe se si ai pinte shpesh./ZËRI