Bota

"Rrethimi total"/ Termocentrali i vetëm i Gazës ka karburant edhe për 12 orë

Izraeli ndërpreu furnizimin e tij me energji elektrike në Gaza të hënën si pjesë e asaj që e quajti "një rrethim total". 

k.m.
"Rrethimi total"/ Termocentrali i vetëm i Gazës ka karburant
Foto ilustruese

GAZA- Termocentrali i vetëm i Rripit të Gazës dhe i vetmi ofrues aktual i energjisë elektrike do të mbarojë karburatin që ka për 10 deri në 12 orë. Lajmin e dha kryetari i Autoritetit Palestinez të Energjisë Thafer Melhem për radion Zëri i Palestinës të mërkurën. Izraeli ndërpreu furnizimin e tij me energji elektrike në Gaza të hënën si pjesë e asaj që e quajti "një rrethim total". 

Të shtunën, militantët e armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës e sulmuan Izraelin në pjesët e tij jugore, duke e kryer sulmin më vdekjeprurës palestinez në historinë e vendit. Bilanci i luftës aktualisht shënon mbi 2000 viktima, ndërsa 150 persona janë marrë peng nga Hasmasi. Pritet që numri i viktimave të rritet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB