
TOKIO- Një avion ushtarak amerikan “Osprey”, me tetë persona u rrëzua të mërkurën në oqean pranë Japonisë, konfirmuan autoritetet vendase. Ndërkohë që kanë nisur operacionet e kërkim shpëtimit.
Detajet rreth asaj që ndodhi me Osprey dhe njerëzit në bord nuk dihen menjëherë, tha zëdhënësi i rojes bregdetare Kazuo Ogawa.
Roja bregdetare mori një thirrje urgjente nga një anije peshkimi pranë vendit të përplasjes në Yakushima, një ishull në jug të Kagoshima.
Nuk ishte menjëherë e qartë se cilës bazë amerikane i përkiste Osprey, por besohej se po shkonte nga Iwakuni në Okinawa.
Osprey është një avion hibrid që ngrihet dhe ulet si një helikopter, por gjatë fluturimit mund të rrotullojë helikat e tij përpara dhe të fluturojë shumë më shpejt.
Një avion Osprey i Korpusit të Marinës amerikane me 23 marinsa në bord u rrëzua në një ishull të Australisë në muajin Gusht, duke vrarë të paktën tre dhe duke plagosur rëndë të paktën pesë të tjerë, gjatë një stërvitje shumëkombëshe.
Ka pasur të paktën pesë përplasje fatale të Marine Ospreys që nga viti 2012, duke shkaktuar gjithsej të paktën 19 vdekje.
/ZËRI