Bota

Rrëzohet qeveria izraelite, Netanyahu shpërndan kabinetin e luftës

Netanyahu i tha kabinetit të sigurisë mbrëmë se kabineti i luftës – një forum i vogël i krijuar më 11 tetor për të menaxhuar fushatat kundër Hamasit dhe Hezbollahut – u shpërbë.

k.m.
Rrëzohet qeveria izraelite, Netanyahu shpërndan kabinetin e
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Mediat izraelite raportojnë se tetë ditë pasi ministri Benny Gantz dha dorëheqjen nga qeveria, kryeministri Benjamin Netanyahu ka shpërbërë edhe kabinetin e luftës. Netanyahu i tha kabinetit të sigurisë mbrëmë se kabineti i luftës – një forum i vogël i krijuar më 11 tetor për të menaxhuar fushatat kundër Hamasit dhe Hezbollahut – u shpërbë. Kështu pretendon "The Times of Israel".

Kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Gantz, një nga tre anëtarët e kabinetit, tha javën e kaluar se ai po jepte dorëheqjen dhe po largohej nga koalicioni pasi Netanyahu dështoi të përmbushte kërkesën e tij për të paraqitur një strategji të qartë sesi do të veprohej në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. Pas dorëheqjes së tij, të njëjtin veprim ndërmori edhe Gadi Eisenkot, një nga tre vëzhguesit e qeverisë së kohës së luftës.

Tani Netanyahu pritet të marrë vendime kritike për luftën gjatë takimeve të vogla "ad hoc" pa Ben Gvir (ministër i Sigurisë Kombëtare), ndërsa kërkon miratimin përfundimtar nga kabineti më i gjerë i sigurisë. Në të gjithë këtë valë tensionesh, qetësinë izraelitët e kërkojnë tek Shtetet e Bashkuara ta Amerikës. Këshilltari i lartë i presidentit amerikan Amos Hochstein do të vizitojë Izraelin sot në një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah.

Hochstein do të vazhdojë përpjekjet për të shmangur edhe përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Libanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB