Bota

Rrihet për vdekje vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje-Hercegovinës në Beograd

40-vjeçari është rrahur për vdekje në një park të kryeqytetit në Vozhdovac.

k.m.
Rrihet për vdekje vëllai i nënkryetarit të qeverisë
Pamje nga vendi i ngjarjes

BEOGRAD- Gjorgje Mijatoviç, vëllai i nënkryetarit të qeverisë së Bosnje-Hercegovinës, Vojina Mijatoviç, është rrahur për vdekje ditën e djeshme në Beograd. Siç raportojnë mediat serbe, 40-vjeçari është rrahur për vdekje në një park të kryeqytetit në Vozhdovac.

Mijatoviç, vëllai i ministres së Zhvillimit dhe Sipërmarrjes, Vojina Mijatoviç u sulmua nga dy të rinj, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia Serbe. Në momentin kur është sulmuar, Mijatoviç ka qenë me djalin e tij në parkun e fëmijëve, i cili është ankuar tek i ati se po e ngacmonin dy të rinj që i kishin marrë topin, ndaj 40-vjeçari shkoi që të ndërhynte.

Pas një diskutimi të shkurtër, të rinjtë e sulmuan dhe e rrahën.  Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk ia doli që të mbijetonte, pasi sipas mjekëve kishte pasur edhe kriza epileptike./ZËRI

Poll

MOS HUMB