Bota

Rusia bombardon Kupiansk-un, 50 viktima

Është e paqartë se çfarë arme është përdorur në sulm. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili është në një vizitë në Spanjë, e quajti sulmin një krim brutal dhe terrorist.

E.K
Rusia bombardon Kupiansk-un, 50 viktima
Pamje nga vendi i ngjarjes

UKRAINË- Të paktën 50 persona janë vrarë këtë të hënë pranë Kupiansk, pasi bombardimet ruse goditën një kafene dhe një dyqan në fshatin Hroza. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshmi i Ukrainës, Ihor Klymenko.

"Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vend. Deri tani, trupat e 48 personave të vdekur, përfshirë një djalë 6-vjeçar, janë nxjerrë nga rrënojat," shtoi ai. 

"6 persona, mes tyre 1 fëmijë, kanë mbetur të plagosur. Mjekët po u ofrojnë ndihmën e nevojshme. Operacionet e shpëtimit në vendngjarje janë duke vazhduar."

Është e paqartë se çfarë arme është përdorur në sulm. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili është në një vizitë në Spanjë, e quajti sulmin një krim brutal dhe terrorist.

"Terrori rus duhet të ndalet. Kushdo që ndihmon Rusinë t'i anashkalojë sanksionet është kriminel. Të gjithë ata që ende e mbështesin Rusinë po mbështesin të keqen. Rusia ka nevojë për këtë dhe sulme të ngjashme terroriste vetëm për një gjë, ta bëjë agresionin e saj gjenocidal një normalitet të ri për të gjithë botën”, tha Zelenskyy.

"Sipas gjetjeve paraprake, objekti u godit me një Iskander (raketë)," tha Klymenko.

Iskander është një raketë balistike me një rreze relativisht të shkurtër që në varësi të konfigurimit mbart një kokë lufte prej 500 deri në 700 kilogramë (rreth 1100 deri në 1500 lbs). Rusia e ka përdorur gjerësisht atë kundër Ukrainës, duke shkaktuar viktima të konsiderueshme civile./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB