Bota

Rusia pushton 5 fshatra të tjerë ukrainase

Në konferencën e sotme, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse pushtuan fshatrat Pletenivka, Okhirtsevi, Borisivka, Pilna dhe Stryletsna.

E.K
Rusia pushton 5 fshatra të tjerë ukrainase
Foto ilustruese

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se forcat e saj ushtarake kanë kapur fshatra kufitare në rajonin e Kharkiv të Ukrainës, ku Rusia nisi një ofensivë të premten. Në konferencën e sotme, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse pushtuan fshatrat Pletenivka, Okhirtsevi, Borisivka, Pilna dhe Stryletsna.

Fshatrat e pushtuar ndodhen në vijën kufitare me rajonin rus të Belgorodit. Sipas të njëjtit informacion, forcat ushtarake ruse pushtuan edhe fshatin Keramik në rajonin lindor të Donetskut, me avancimin e forcave ruse në muajt e mëparshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB