
BRITANI MADHE- Teksa Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, Princ William dhe Princ Harry janë në pritje të detyrave. Gjithsesi duket se Princ Harry nuk do të qëndrojë gjatë në Londër.
Duka i Sussex takoi babanë e tij Mbretin Charles për 45 minuta pasi mbërriti në shtëpi. Harry, megjithatë, nuk e kaloi natën në asnjë rezidencë mbretërore, pasi u dëbua nga Frogmore Cottage vitin e kaluar. Mësohet se Harry ka qëndruar në një hotel luksoz.
Princi Harry pati takimin e tij të parë me Mbretin Charles që nga viti 2022 dje dhe sipas redaktorit mbretëror të Sun, Matt Wilkinson, ky ribashkim baba-bir “zgjati më pak se 45 minuta”. Teksa pritet largimi i Dukës së Sussex, vëllai i tij Princi William është kthyer në detyrë.
William po i kërkohet të marrë një rol më të spikatur në mungesën e babait të tij në jetën publike në një kohë kur ai vetë ka një problem familjar pasi gruaja e tij Kate po shërohet nga operacioni. Megjithatë, për zhgënjimin e madh të atyre që prisnin që sëmundja e Charles do të çonte në një pajtim mes dy vëllezërve William dhe Harry, ata nuk pritet të takohen gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Londër./ZËRI