Bota

Sëmuret presidentja e KE, Ursula von der Leyen anulon udhëtimet për 2 javët e para të janarit

Ndër udhëtimet e anuluar është ai në Poloni për nisjen formale të presidencës së radhës së Këshillit të BE-së.

F.I
Sëmuret presidentja e KE, Ursula von der Leyen anulon udhëtimet
Ursula von der Leyen

BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka anuluar të gjitha planet e udhëtimit për dy javët e ardhshme për shkak të problemeve shëndetësore. Mediat e huaja raportojnë se ajo vuan nga një rast i rëndë i pneumonisë.

“Ajo vuan nga pneumonia. Si rezultat, ajo anuloi disa nga angazhimet e saj për dy javët e para të janarit, duke përfshirë një fjalim në Lisbonë dhe një udhëtim në Gdansk,“-tha zëdhënës i Komisionit, Stefan de Kerschmaker.

Ndër udhëtimet e anuluar është ai në Poloni për nisjen formale të presidencës së radhës së Këshillit të BE-së. Po ashtu Ursula von der Leyen nuk do të shkojë as në Lisbonë.

Pas përmirësimit Von der Leyen do të kthehet në punë nga zyra e saj në ndërtesën e komisionit në Bruksel. 66-vjeçarja ka qenë në krye të Komisionit Evropian, që nga 1 dhjetori 2019./ZËRI

Poll

MOS HUMB