
BRUKSEL- Serbia po ndjek anëtarësimin në BE, por vazhdon të mbajë lidhjet me Rusinë. Kohët e fundit situata e Serbisëe gjendur mes dy anëve është diskutuar tepër dhe sot duket se po i njëjti stil po ndqiet nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili i ndodhur në Bruksel po mundohet të mbajë nën kontroll palët.
Vuçiç në Bruksel është takuar me zyrtarë të lartë perëndimorë si Ursula Von der leyen dhe presidenti Emanuel Macron. Por teksa mediat serbe raportuan bisedimet e ngrohta me Macron. Vuçiç ka thënë se e ka informuar Macron për zhvillimin e situatës në Kosovë, si dhe për presionin në rritje ndaj popullit serb, i cili është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të Prishtinës.

Po ashtu disa mijëra kilometra larg, shefi i diplomacisë Ivica Daçiç, përqafohej me homologun rus, Sergei Lavrov. Ky i fundit e ftoi, Daçiç në Moskë për të parë së bashku, atë që e kanë pagëzuar si duel vëllazëror, mes kombëtareve të futbollit Rusi-Serbi. Serbia, e cila nuk i është bashkuar sanskioneve të bllokut ndaj Moskës, do të bëhet kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi prej kur Moska nisi luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022./ZËRI