Bota

"S'është lufta jonë"/ Trump: Do t'i jap Putin dy javë kohë...mund të ketë sanksione të mëdha dhe tarifa

Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale të premten se brenda dy javësh ai do të "dijë qëndrimin e Rusisë dhe, sinqerisht, të Ukrainës", nëse ata janë të gatshëm të bëjnë paqe, por nuk u zotua nëse do të ketë pasoja nëse një takim nuk ndodh.

zh.ll
"S'është lufta jonë"/ Trump: Do t'i jap Putin
 Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se do të "shohë se kujt i takon faji" nëse Rusia nuk ulet në tryezën e negociatave të drejtpërdrejta për paqe me Ukrainën në ditët në vijim, ndërsa rriten dyshimet nëse do të zhvillohet një takim i nivelit të lartë.

"Do t'i jap Putinit disa javë.", kështu ka deklaruar presidneti i SHBA Donald Trump duke theksuar se "brenda dy javësh mund të shkojmë në njërën anë ose në tjetrën." "Nuk më pëlqen mënyra se si po shkojnë bisedimet me Zelenskyn', tha ai. 

Kur u pyet nëse ka mundësi që ai të mos bëjë asgjë nëse Vladimir Putin nuk ulet në tryezë, presidenti u përgjigj se duhet që të shihet nëse do të zhvillohet takimi mes liderve rus dhe ukrainas.

"Do ta shohim se kujt i përket faji. Do të shohim nëse Volodymyr Zelensky dhe Putin do të takohen apo jo. Këtë do ta dimë brenda disa javësh. Mund të them edhe që nuk është lufta jonë. Ne nuk kishim të bënim fare me këtë luftë. tha Trump.

Rusia e filloi luftën aktuale në vitin 2022 me pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës dhe vazhdon ta bombardojë vendin me sulme me raketa dhe dronë.

Trump më parë ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse ajo nuk i përmbush afatet e mëparshme për të filluar negociatat, vetëm për të mos i zbatuar ato.

Trump gjithashtu hoqi dorë nga kërkesat e tij për një armëpushim të menjëhershëm pas takimit me Putinin në Alaska të premten e kaluar. Ky samit shkaktoi një mori takimesh në Shtëpinë e Bardhë të hënën me Zelenskyy-n dhe aleatët evropianë, të cilat kulmuan me Trump që telefonoi Putinin dhe nxiti për një takim me Zelenskyy-n./ZËRI

Poll

MOS HUMB