Bota

SHBA anulon fonde të tjera për programet e shpëtimit, preket Siria, Gaza dhe Libani

Financimi mbështeste ndihmat emergjente për civilët e prekur nga lufta.

I.F
SHBA anulon fonde të tjera për programet e shpëtimit, preket
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi se anuloi më shumë fonde të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për programet e shpëtimit. Sipas një zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonime, tha se ky pezullim prek programet në Siri, Gaza, Liban dhe Jemen. Financimi mbështeste ndihmat emergjente për civilët e prekur nga lufta.

Departamenti i Shtetit dhe USAID kishin miratuar më parë vazhdimin e financimit, por në njoftimin e bërë mbrëmjne e djeshme USAID-i u tha organizatave se fondet e tyre po përfundonin. Në njoftimet thuhej se vendimi ishte marrë në përgjigje të direktivave nga Jeremy Leëin, një zyrtar që ka punuar me Departamentin e Efiçencës së Qeverisë dhe tani është në krye të USAID-it, të cilin administrata Trump ka lëvizur për ta çmontuar.

Një rishikim përcaktoi se çmimet nuk ishin në përputhje me prioritetet e administratës. Zyrtari humanitar e quajti përfundimin e financimit “mizor”.

“Ata kanë shënjestruar vendet ku ne duhet të bëjmë më shumë miq dhe jo më shumë armiq. Këto veprime thjesht i bëjnë njerëzit në rajon të na urrejnë më shumë”, tha ai./ZËRI

Poll

MOS HUMB