Bota

SHBA: Biden shpreson se Irani nuk do t'i shkojë deri në fund kërcënimeve për hakmarrje

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi të premten vendosjen e forcave shtesë në rajonin e Lindjes së Mesme.

k.m.
SHBA: Biden shpreson se Irani nuk do t'i shkojë deri në fund
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha se shpreson se Irani do të tregojë vetëpërmbajtje pavarësisht kërcënimeve për t'u hakmarrë për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran disa ditë më parë. Tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme janë përshkallëzuar në mënyrë të rrezikshme që nga vrasja e liderit të Hamasit të mërkurën e kaluar në Teheran.

Irani dhe Hamasi fajësojnë Izraelin për vrasjen e Haniya dhe, së bashku me Hezbollahun, janë zotuar për hakmarrje. Izraeli as e ka marrë dhe as nuk e ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.

I pyetur nga gazetarët nëse ai shpresonte se Irani do të tërhiqej, presidenti amerikan u përgjigj: Shpresoj që po. Nuk e di…

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi të premten vendosjen e forcave shtesë në rajonin e Lindjes së Mesme, ku luftanijet dhe avionët luftarakë po nxitojnë të pozicionohen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij Hamas dhe Hezbollah. Masa të ngjashme u morën edhe përpara sulmit me raketa dhe dron të Iranit më 13 prill kundër Izraelit. Por këtë herë, në një sulm të mundshëm të kombinuar nga Hezbollahu nga Libani, misioni i forcave amerikane për të kapur raketa dhe dron do të jetë edhe më i vështirë duke pasur parasysh arsenalin e madh të grupit pro-iranian dhe afërsinë me Izraelin./ZËRI

Poll

MOS HUMB