
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar këtë të premte dy diplomatë rusë nga ambasada në Uashington. Lajmi është bërë me dije nga Departamenti i Shtettit. Kjo lëvizje e SHBA-së vjen pasi Rusia dëboi dy diplomatë amerikanë muajin e kaluar.
“Departamenti nuk do të tolerojë modelet e ndjekura nga qeveria ruse për ndjekjen e diplomatëve tanë. Veprimet e Departamentit dërgojnë një mesazh të qartë se veprimet e papranueshme kundër personelit të ambasadës sonë në Moskë do të kenë pasoja”, thuhet në njoftim.
Muajin e kaluar, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, paralajmëroi se SHBA-të do t'i përgjigjen "me shpejtësi" dëbimit të dy diplomatëve amerikanë nga Rusia.