Bota

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje tregtare - tarifa prej 15% për gjithçka përveç çelikut dhe aluminit

Vendimi për marrëveshjen tregtare u mor pas takimit në Skoci.

k.m.
SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje tregtare - tarifa prej 15%
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi pas takimit me Ursula von der Leyen, se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian. Sipas marrëveshjes së re, do të vendosen tarifa prej 15% për të gjitha produktet përveç çelikut dhe aluminit, të cilat do të mbeten në nivelin 50% të tarifave të vendosura në qershor.

Presidenti amerikan foli për "marrëveshjen më të madhe tregtare" të arritur ndonjëherë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Trump, tarifat e vendosura për produktet evropiane të eksportuara në SHBA do të arrijnë në 15%.

"Tarifat për çelikun dhe aluminin do të mbeten siç janë,"-shtoi Trump.

BE-ja do të blejë pajisje ushtarake dhe energji me vlerë 750 miliardë dollarë nga SHBA-ja dhe do të bëjë investime me vlerë 600 miliardë dollarë. Lidhur me marrëveshjen, Von der Leyen tha se marrëveshja tregtare “do të sjellë stabilitet”./ZËRI

Poll

MOS HUMB