
IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi, i cili vdiq në një aksident me helikopter të dielën, nuk ka ndryshuar asgjë mes marrëdhënieve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se SHBA se sërish e konsiderojnë Iranin përgjegjës për destabilizimin e rajonit.
"Nuk ka asnjë dyshim Raisi kishte gjak në duart e tij,"-tha Kirby.
Deklarata e tij erdhi pasi Irani i kërkoi ndihmë SHBA-së për të gjetur helikopterin e rrëzuar përgjatë kufirit me Azerbajxhanin. Por ndihma nuk shkoi kurrë pasi SHBA-ja nuk ishte në gjendje t'i ndihmonte për çështje të logjistrikës.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi, një i linjës së ashpër i konsideruar prej kohësh si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, u vra në një përplasje helikopteri në një zonë malore pranë kufirit me Azerbajxhanin. Mbetjet e helikopterit që u rrëzua me Raisi dhe ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdolahian u gjetën të hënën pas një operacioni kërkimi në të gjithë zonën. Për vdekjen e dy zyrtarëve të lartë, Irani ka shpallur 5 ditë zie dhe brenda 50 ditësh do të duhet të mbajë zgjedhjet të tjera për president./ZËRI