Bota

SHBA paketë të re ndihme ushtarake prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën

Kjo ndihmë përfshin armë dhe pajisje që nevojiten urgjentisht nga forcat ukrainase, si municione për sistemet HIMARS, predha artilerie 155 dhe 105 mm, raketa, sisteme antitank dhe municione precize.

E.K
SHBA paketë të re ndihme ushtarake prej 275 milionë
Pamje nga lufta

Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të re ndihme ushtarake prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën për ta ndihmuar atë të luftojë një ofensivë ruse pranë Kharkiv, tha Departamenti i Shtetit. Kjo ndihmë përfshin armë dhe pajisje që nevojiten urgjentisht nga forcat ukrainase, si municione për sistemet HIMARS, predha artilerie 155 dhe 105 mm, raketa, sisteme antitank dhe municione precize, shtoi ministria.

“Sot, Shtetet e Bashkuara po shpallin tërheqjen e 275 milionë dollarëve në armë dhe pajisje për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus”, deklaroi për X Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken./ZËRI

Poll

MOS HUMB