Bota

SHBA po përgatit tjetër formulë për qumështin e foshnjave, sugjerimet e ekspertëve

Përditësimi mbi formulën ka kohë që duhet bërë.

k.m.
SHBA po përgatit tjetër formulë për qumështin e
Foto ilustruese

SHBA- Ka nsiur operacioni "Shpejtësia e Lejlekut". I njoftuar që në mesin e muajit marsit nga Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., iniciativa ngarkon Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave me drejtimin e aksionit për të përdirësuar formulën e qumështit për foshnjat. Ajo aktualja daton që nga viti 1998.

"Ne do ta kthjemë formulën amerikane të foshnjave në standart për botën,"- tha Kennedy në një postim në Instagram.

Përditësimi mbi formulën ka kohë që duhet bërë. Këtij mendimi i qëndron edhe Dr. Thomas Brenna, profesor i pediatrisë, kimisë dhe të ushqyerit njerëzor në Shkollën Mjekësore Dell në Universitetin e Teksasit në Austin. Brenna është anëtar i panelit të ri të ngritur nga FDA-së për formulat. 

"Rishikimi i fundit gjithëpërfshirës i FDA-së, i publikuar në vitin 1998 bëri thirrje për një rivlerësim të acideve yndyrore në formulën e foshnjave brenda pesë viteve për shkak të të gjitha studimeve që po zhvilloheshin në vitet 1990; unë isha një nga njerëzit që i bëja ato. Tani jemi në vitin 2025. Ka shumë gjëra për të diskutuar,”- tha Brenna.

Paneli përbëhet nga ekspertë që kanë vëzhguar ushqimin me formulë për foshnjet vite me radhë.

Një tjetër anëtar i panelit, Dr. Roger Clemens tha: Unë vetë kam 50 vjet përvojë. Të gjithë së bashku kemi 500 vjet përvojë në fusha të ndryshme me rëndësi të veçantë. Shpresojmë që edhe publiku të japë kontributin e tij. Të gjitha komentet publike duhet të bëhen më 11 shtator dhe shpresojmë që qindra njerëz do të na tregojnë se çfarë kanë në mendje për formulën e re të qumështit.

Brenna ka kaluar dekada duke studiuar acidet yndyrore omega-6 dhe omega-3.

"Shumë shqetësime shëndetësore që rrjedhin nga sa shumë përpunohen vajrat. Disa sugjerojnë kalimin në vaj palme pasi përpunohet më ashpër se vajrat e farave të tjera. Të gjitha vajrat duhet të përpunohen që të përdoren, kështu që besoj se duhet të përqendrohemi në mënyra më të buta për nxjerrjen e të gjitha vajrave. Rreth 47% e kalorive në formulën e foshnjave duhet të jenë nga yndyra, kështu që zgjedhja e burimeve dhe sasive të duhura është thelbësore,"- tha ai.

Udhëzimet federale kërkojnë nivele minimale prej 30 lëndësh ushqyese, duke përfshirë vitaminat, mineralet dhe yndyrnat kryesore, proteinat dhe acidin linoleik, një acid yndyror esencial që trupi nuk mund ta prodhojë vetë. Lipidet e rëndësishme për zhvillimin e trurit të foshnjave, siç është acidi yndyror omega-3, acidi dokozaheksaenoik, ose DHA, dhe acidi alfa-linolenik me bazë bimore, ose ALA, nuk kanë qenë kurrë pjesë e udhëzimeve federale.

"Ne jemi një nga vendet e vetme në botë që nuk kërkojmë një gamë të gjerë yndyrnash në formulat tona për foshnje. Të gjithë të tjerët i kanë përditësuar standardet e tyre, dhe ne kemi ndenjur në vend,"-tha Brenna.

Një tjetër fushë shqetësuese janë llojet e karbohidrateve të përdorura në disa formula që u tregtohen prindërve të shqetësuar për intolerancën ndaj laktozës.

“Laktoza, e cila është një sheqer natyral, është i vetmi burim energjie i karbohidrateve në qumështin e gjirit të njeriut,”- tha Dr. Michael Goran, profesor i pediatrisë dhe nënkryetar për kërkime pediatrike në Shkollën e Mjekësisë "Keck" në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Megjithatë, udhëzimet e vitit 1998 nuk kërkojnë që karbohidratet e shtuara në formulën e foshnjave të jenë laktozë. 

“Shumë prej formulave për foshnje që shiten sot bëhen me shurup misri të ngurtë me bazë glukoze dhe jo me laktozë,”- tha ai.

Edhe pse shumë nutricionistë besojnë se shurupi i misrit përpunohet si sheqeri nga trupi, një hulumtim i ri i pabotuar nga Goran dhe ekipi i tij e kundërshton këtë pikëpamje. Foshnjat 6-muajshe mbanin monitorë të glukozës për tre ditë për të parë se si sheqernat e tyre në gjak reagonin ndaj formulës me bazë shurupi misri, krahasuar me foshnjat që ushqeheshin me qumësht gjiri ose me formula tradicionale të ëmbëlsuara me laktozë.

“Ne zbulluam se kur u jepni këtyre foshnjave shurup misri, kjo thjesht i bën sheqernat e glukozës në gjak të rriten shumë. Por foshnjat që pinin formulën tradicionale me bazë laktoze kishin nivele glukoze të ngjashme me foshnjat e ushqyera me gji,”- tha Goran. 

Në një studim të veçantë të botuar në vitin 2023, studiuesit e Spitalit të Fëmijëve zbuluan gjithashtu se foshnjat e ushqyera me formula me bazë shurupi misri kishin 10% më shumë gjasa të ishin obezë deri në moshën 4 vjeç.

"Ka edhe çështje të tjera sigurie që duhen marrë në konsideratë,"- tha Clemens, i cili është gjithashtu ish-president i Institutit të Teknologëve të Ushqimit dhe Akademisë Ndërkombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë Ushqimore.

Ai shtoi: Ne duam të shohim përtej sigurisë tradicionale dhe na vijnë në mendje një numër temash. Ne duhet të adresojmë patogjenët e rinj në furnizimin me ushqim. Do të sugjeroj që të shohim më shumë sesa ndotësit bakterialë dhe të marrim në konsideratë edhe viruset dhe kërpudhat.

SHBA-të nuk kanë vendosur standarde as për metalet e rënda.

“Megjithatë, testet zbulojnë arsenik dhe plumb në formulën dhe ushqimet për foshnje,”-tha Clemens.

Një çështje tjetër është ofrimi i mbështetjes shtesë për numrin në rritje të programeve të donatorëve të qumështit të gjirit. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, dhe nënat që nuk mund ose nuk duan të ushqejnë me gji duhet të kenë mundësinë ta marrin atë qumësht nga donatorët./ZËRI

Marrë nga CNN

Poll

MOS HUMB