Bota

SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut

Dodik ka përdorur pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe me Igor.

f.t
SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut
Milorad Dodik

SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën një rrjet prej dy individësh dhe shtatë entitetesh që është thënë se sigurojnë burime të mëdha të të ardhurave për presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, i sanksionuar, po ashtu, nga SHBA-ja, dhe për familjen e tij, shkruajnë mediat e huaja.

Dodik ka përdorur pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe me Igor Dodik (Igor). Për shembull, në vitin 2024, Igor dhe Dodik ushtronin kontrollin e tyre mbi zyrtarët e lartë të qeverisë së Bosnje dhe Hercegovinës (BiH) për të manipuluar projekt-buxhetin në mënyrë që një kontratë në nivel shtetëror t'i jepej Prointer ITSS Banja Luka Clan Infinity International Group një entitet në rrjet, jashtë procesit konkurrues. 

"Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjet e vazhdueshme të Dodik për të gërryer institucionet që kanë siguruar paqen dhe stabilitetin për Bosnje dhe Hercegovinën dhe rajonin," tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare Brian E. Nelson. 

Djali i Milorad Dodik, Igor kontrollon shumë prej kompanive në këtë rrjet, ai e turbullon lidhjen e tij personale me kompanitë duke u mbështetur në pronarë dhe drejtorë nominalë të veçantë. Listës së të sanksionuarve u është shtuar Millenko Çiçiq dhe Gjorgje Gjuriq si dhe kompanitë: Infinity International Group, Infinity Media, K-2 Audio Services, Kaldera Company, Prointer Itss, Sirius 2010 dhe Una World Network./ZËRI

Poll

MOS HUMB