
GJERMANI- Një hotel është shembur në Kröv të Gjermanisë, e të paktën një person ka mbetur i vdekur nën rrënoja nga 14 që ishin brenda. 5 kanë mundur që të nxirren jashtë nga forcat e emergjencës dhe zjarrfikësit, ndërsa të tjerët ende qëndrojnë nën rrënoja. Mes të shpëtuarve është edhe një fëmijë, i cili sipas informacioneve të BILD, fëmija ishte zgjuar dhe të paktën dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
PAMJE NGA RRËNOJAT:
Pas djalit të vogël, një grua e re u nxor jashtë godinës, por nuk dihet nëse ajo është nëna e fëmijës. Tashmë vijon puna për të nxjerrë edhe 8 personat e tjerë që kanë mbetur brenda hotelit në qytetin e vogël.
Sipas informacioneve të BILD, ka kontakt verbal me shumicën e tyre, ndërsa viktima ende nuk është gjetur. 31 banorë që ndodheshin në afërsi të godinës së dëmtuar janë evakuuar. Rreth 250 shërbime emergjente janë në vend, nga departamenti i zjarrfikësve, Policia deri tek shërbimet mjekësore.
Deri më tani është e paqartë se si u shemb ndërtesa, pasi as Policia dhe as zjarrfikësit nuk kanë dhënë asnjë informacion./ZËRI