Bota

Sheshi i mbushur me 172 arkivole, Italia proteston për punëtorët që vdesin në punë

Protestuesit rreshtuan 172 arkivole prej kartoni në Piazza La Scala për të simbolizuar numrin e saktë të punëtorëve që ndërruan jetë teksa punon vetëm në rajonin e Lombardisë. 

k.m.
Sheshi i mbushur me 172 arkivole, Italia proteston për punëtorët
Foto nga protesta

MILANO- Qindra "arkivolë" mbushën një nga sheshet më të famshme të Milanos në kuadër të një protestë të organizuar nga sindikatat në Itali për vdekjet që kanë ndodhur në vendin e punës. Protestuesit rreshtuan 172 arkivole prej kartoni në Piazza La Scala për të simbolizuar numrin e saktë të punëtorëve që ndërruan jetë teksa punon vetëm në rajonin e Lombardisë. 

Sindikata e punëtorëve "UIL" tha se po kërkonte që qeveria dhe bizneset të bëjnë më shumë për të mbrojtur punëtorët italianë dhe jo vetëm. Kjo pasi në radhët e të ndjerëve ka edhe shumë shtetas shqiptarë.

"Sot është një ditë zemërimi, ankthi, sepse pas çdo arkivoli që kemi nxjerrë ka emra dhe mbiemra,"- shpjegoi kreu i sindikatës UIL, Enrico Vezza. Fushata e sindikatës titullohet “Zero vdekje”. 

Vitin e kaluar, 1041 persona kanë vdekur në vendin e punës në Itali. Sipas agjencisë evropiane të statistikave Eurostat, Italia renditet e teta në mesin e vendeve evropiane për vdekjet në punë./ZËRI

Poll

MOS HUMB