Bota

Shkrimi që shkaktoi "tërmet" në Kosovë/ Jep dorëheqjen drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu

Zana Spahiu, sipas RTK-së, ka thënë do të flasë edhe për arsyet e dorëheqjes nga kjo pozitë, por në një moment të dytë.

k.m.
Shkrimi që shkaktoi "tërmet" në Kosovë/ Jep
Zana Spahiu

PRISHTINË- Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Zana Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban. Lajmin për dorëheqjen e saj e ka konfirmuar vetë Radio Televizioni Publik i Kosovës. Por sqarohet se dorëheqja e saj do të jetë efektive nga 30 korriku.

Spahiu, sipas RTK-së, ka thënë do të flasë edhe për arsyet e dorëheqjes nga kjo pozitë, por në një moment të dytë. Kjo është dorëheqja e parë që vjen nga RTK-ja, pas publikimit të një lajmi nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, në të cilin pretendohej se dy media në Kosovë, “Nacionale” dhe “Periskopi” financoheshin dhe i shërbenin interesave të Serbisë dhe të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Dorëheqja e Spahiut vjen disa ditë pasi RTK-ja dhe RTK Live transmetuan një pjesë të një artikulli të portalit boshnjak “Slobodna Bosna” (Bosnja e Lirë), në të cilin supozohet se disa media të caktuara në rajonin e Ballkanit i janë nënshtruar regjimit të Vuçiqit. Në Kosovë ka pasur reagime rreth këtij artikulli, kryesisht për faktin që RTK-ja transmetoi një pjesë të tekstit dhe ai më pas është shpërndarë prej disa deputetëve të pushtetit. Lidhur me lajmin e publikuar nga televizioni shtetëror, partitë opozitare në Kosovë reaguan publikisht duke u shprehur se RTK ishte kthyer në "vegël të interesit ordiner të pushtetit”.

Teksti, që për autor ka ekipin hulumtues të “Slobodna Bosna”, u publikua më 22 korrik dhe, duke u bazuar në burime, tregon se si minierat e litiumit në Serbi janë shkaktar i mundshëm i i konflikteve të reja në Serbi dhe rajon, por edhe në Bosnje e Hercegovine. Në një pjesë të tekstit, duke cituar burime të paidentifikuara, “Slobodna Bosna” shkroi se pushteti i Vuçiçit po zgjerohet kur bëhet fjalë për “heshtjen” e mediave në rajon dhe se tashmë ka ardhur koha që e njëjta gjë të bëhet edhe ndaj mediave në Kosovë. Madje ka përmendur edhe me emra dy prej tyre. Pavarësisht reagimeve dhe thirrjeve nga rrjetet e gazetarëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkuar në Prokurorinë e Prishtinës për të "dhënë informacione"./ZËRI

Poll

MOS HUMB