
TEL AVIC- Izraeli po sulmohet nga Irani. Më shumë se 100 dronë mendohet se po shkojnë drejt Tel Avivit, si kundërpërgjigje nga Teherani. Por jo vetëm kaq, pasi mediat iraniane, raportojnë se drejt Izraelit janë nisur edhe raketa balistike. Por ky version nuk është konfirmuar as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as nga Izraeli. Raketat balistike ndërkontinentale (ICBM) kanë aftësinë për të arritur dhe shkatërruar qytete si Londra apo Uashingtoni. ICBM-të mund të arrijnë shpejtësinë maksimale rreth 10 minuta pas lëshimit.
Eksperti i mbrojtjes, gjenerali Sir Richard Barrons, tha për Sky Newës: Koka e raketës në pjesën e përparme të saj ka një rendiment midis 300 dhe 800 kiloton [ekuivalenti i TNT]. 300 kiloton janë të mjaftueshëm për të shkatërruar Uashingtonin, Londrën apo Parisin.
Për dronët, dëmi nuk mund të përllogaritet saktësisht pasi nuk dihet se çfarë lloji kanë përdorur. Vendi prodhon "Shahed-136", të cilat i ka eksportuar edhe në Rusi për luftën në Ukrainë. Shahed-136 (Geran-2) është një lloj droni vetëvrasës. Municioni është krijuar për të sulmuar objektivat tokësorë nga një distancë. Shtigjet e fluturimit normalisht janë të para-programuara dhe mund të jenë mjaft komplekse, dhe Shaheds shpesh përdorin një kombinim të sofistikuar të sistemeve të navigimit amerikan, rus dhe kinez për t'i bërë ato më të vështira për t'u bllokuar.
Por çfarë armësh ka Irani?
Pjesa më e madhe e fuqisë raketore me rreze të gjatë veprimi të Iranit qëndron në modelet "Fateh, Khaebar dhe Dezful", të cilat të gjitha kanë një rreze veprimi prej 1000 kilometrash ose më shumë. Irani gjithashtu ka zbuluar së fundmi një model të ri droni me rreze të gjatë, Mohajer 10, për të cilin pretendon se është i aftë të bombardojë Izraelin dhe, gjithmonë sipas tyre, ta kthejnë në "epokën e gurit".
Edhe dronët kapin rreze rreth 1700 kilometra. Sot është mundësia ta testojnë.
Si do t'i përgjigjet Izraeli kërcënimeve të Iranit?
Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, ka të ngjarë të konsiderojë një përgjigje në natyrë nëse objektivat ushtarake ose qeveritare izraelite do të goditeshin nga Irani. Këtu përfshihen objektiva si selia e IRGC-së në Teheran.
Në pamje të parë, një luftë Iran-Izrael mund të duket se është në favor të Iranit për shkak të numrit shumë më të lartë të trupave. Por kur bëhet fjalë për tanke, Izraeli ka 3000 - dyfishi i rezervave të Teheranit. Duke qenë se lufta po zhvillohet në qiell, dy kombet janë të ndarë nga Siria, Iraku, Jordania dhe Arabia Saudite. Dy vendet e fundit nuk kanë asnjë interes të lejojnë që konflikti të depërtojë në territorin e tyre.
Irani mund të përpiqet potencialisht të dërgojë trupat e tij për të pushtuar Izraelin nëpërmjet Irakut, ku zotëron ndikim të rëndësishëm politik dhe aleatit kryesor, Sirinë. Izraeli mendohet se ka një forcë ajrore më të madhe dhe më të fuqishme se Irani, megjithëse Irani është përpjekur të marrë avionë të rinj luftarakë nga Rusia në këmbim të armatosjes së Moskës me dronë për të luftuar Ukrainën. Por Izraeli, ka SHBA në anën e tij./ZËRI