Bota

Shokuese! Burri njofton bashkëshorten: Vrava djalin, nuk po merr frymë, ka vdekur…

Në një moment, Contreras i shqetësuar shihet i ulur në tokë duke e mbuluar fytyrën e tij me duar.

k.m.
Shokuese! Burri njofton bashkëshorten: Vrava djalin, nuk po merr
David Contreras

SHBA- Një baba nga Florida përdori kamerën e shtëpisë së tij për t'i rrëfyer gruas se sapo kishte qëlluar për vdekje djalin e tyre gjatë një debati. David Contreras, 52 vjeç, shkoi tek kamera dhe pranoi se kishte vrarë djalin e tij 22-vjeçar, Eric, në shtëpinë e tij në Majami nëntorin e kaluar.

“Ai nuk po merr frymë. Ai ka vdekur,”- dëgjohet Contreras teksa rrëfehet tek gruaja e tij. 

Në një moment, Contreras i shqetësuar shihet i ulur në tokë duke e mbuluar fytyrën e tij me duar.

MOMENTI ME VIDEO: 


"Nuk është faji yt. Të lutem telefono vëllain tim,”- iu lut ai gruas së tij, por më pas e njoftoi vetë Policinë, duke u rrëfyer: Sapo qëllova djalin tim.

Kur policët mbërritën në shtëpinë e familjes, gjetën Eric - një student i Universitetit Ndërkombëtar të Floridës - i cili kishte plagë të shumta me armë zjarri në trupin e tij. Contreras u arrestua dhe u deklarua i fajshëm për vrasjen e shkallës së dytë gjatë gjykimit të tij më 27 nëntor.

Por ende nuk është e qartë se si debati baba-bir u përshkallëzua në përdorimin e armës./ZËRI

Poll

MOS HUMB