Bota

Shpalli gjuetinë të jashtëligjshme për këtë sezon, vritet kryebashkiaku austriak

Policia lajmëroi banorët të kenë kujdes dhe të qëndrojnë mbyllur pasi autori dyshohet se është ende i armatosur.

I.F
Shpalli gjuetinë të jashtëligjshme për këtë sezon,
Franz Hover

KIRCHBERG- Kryebashkiaku i Kirchberg në Austri është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa autori është arratosur nga vendngjarja. Sipas CNN, Krybashkiaku Franz Hofer u vra pranë kufirit me Gjermaninë dhe Çekinë. Policia austriake bën me dije se viktimës gjetën dhe trupin e një personi tjetër, i cili po ashtu si Hofer ishte qëlluar për vdekje.

Autoritetet austriake bëjnë me dije se forcat speciale janë duke zhvilluar një operacion të gjerë, po ashtu është kërkuar ndihma e helikopterëve të ushtrisë për të kapur autorin. Policia lajmëroi banorët të kenë kujdes dhe të qëndrojnë mbyllur pasi autori dyshohet se është ende i armatosur.

Dyshohet se kryebashkiaku u vra mbi të drejtat e gjuetësisë, pasi ai e shpalli të jashtëligjshme për këtë sezon. /ZËRI

Poll

MOS HUMB