Bota

Shpërthen vullkani në Islandë

Shpërthimi vjen disa javë pasi rreth 4,000 banorë të një qyteti aty pranë u evakuuan mes aktivitetit intensiv sizmik.

f.t
Shpërthen vullkani në Islandë
pamje nga ngjarja

ISLANDË- Një vullkan në Islandën jugperëndimore ka shpërthyer, duke nxjerrë llavë dhe tym. Shpërthimi vjen disa javë pasi rreth 4,000 banorë të një qyteti aty pranë u evakuuan mes aktivitetit intensiv sizmik.

Shpërthimi në gadishullin Reykjanes filloi rreth orës 22:00. sipas kohës lokale, pas një tërmeti, tha në një deklaratë Zyra Meteorologjike Islandeze. Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt tregojnë shpërthimin e vullkanit në jugperëndim të Islandës, i cili dërgoi shatërvanë llave deri në 100 metra, me shkëlqimin e shpërthimit të dukshëm deri në qendër të kryeqytetit, Reykjavik.

Zyra raportoi se shpërthimi ndodhej afër Hagafell, rreth 3 kilometra në veri të qytetit të Grindavík. Në një deklaratë të martën, qeveria e Islandës tha se pjesa e çarjes është pothuajse 4 kilometra e gjatë. Siç raportohet, ky është shpërthimi i katërt në zonë që nga viti 2021 dhe më i madhi deri më tani. /ZËRI

Poll

MOS HUMB